Botë

SHBA, një i arrestuar për pakot-bombë

26.10.2018 21:00

Një burrë 56-vjeçar është arrestuar në lidhje me pakot-bombë që u dërguan ndaj kritikëve të Presidentit Donald Trump....

Sipas CNN, ky person që është identifikuar si Cesar Sayok, u arrestua në Florida. Edhe Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se një person është dërguar në paraburgim.
 
Mendohet se ky burrë është i dyshuari kryesor për fushatën e pakove-bombë dhe për të shkuar deri te ai janë përdorur provat e AND-së./Top Channel