Opcionet për ngrohje gjatë sezonit të dimrit, qytetarët më tepër preferojnë ngrohjen qendrore
Gjatë sezonit të dimrit nevoja për tu ngrohur është e domosdoshme ndërsa qytetarët e anketuar nga TVM2...

Gjatë sezonit të dimrit nevoja për tu ngrohur është e domosdoshme ndërsa qytetarët e anketuar nga TVM2 kanë mendime të ndara për cmimet e Ngrohtores Shkup-Veri. Disa prej tyre kanë përzgjedhur per tu ngrohur me nxemje qëndrore, edhe pse thonë që është opcion më i shtrejtë ndërkohë që të tjerët preeferojnë të ngrohen me energji elektrike.
“Ngrohemi me nxehje për atë edhe erdha ta paguaj,këtu është më shtrejtë në Shkup-Veri megjithatë varet prej objektit.Unë për 23 meter katror paguaj 1380 den ,ndërsa më lirë është në qendër,por megjithatë unë jam e kënaqur sepse ngrohtë e kam në banesë
“Unë ngrohem më energji elektrike ,prej Ngrohtores Shkup-Veri jam ckyqur ( kam hequr dorë) sepse nuk isha e kënaqur pasiqë nuk ngroheshim mjaftueshëm pikërisht kur kishim nevojë”, shprehen qytetaret.
Nga ana tjetër drejtuesi I Ngrohtores “Shkup-Veri” thotë se këtë vit cmimi i caktuar nga ana e Komisionit Rregullator të Energjetikës, është ulur për 0,7 %, dhe shfrytëzuesit janë të kënaqur për shërbimet e përmirësuara.Interesi është standart në 5 vitet e fundit në territorin e Butelit dhe Cairit.
“Komisioni i Energjetikës ka ulur cmimin për faturat mujore për 0,7 përqind, dhe shfrytëzuesit që janë në sistem janë të kënaqur për shkak të përmirësimit të shërbimit që është bërë. Kemi tre shkolla nga komuna e Çairit , dy cerdhe, ne Çair, një cerdhe dhe një shkollë në Butel dhe disa ambulanta dhe shkollën e mesme Cvetan Dimov dhe tjerët janë shfrytëzues banesor. Janë gati prej 1 tetorit po nuk ka qenë nevoja të lëshohen për shkak të kohës së mirë. Por zyrtarisht ngrohtorja punon prej 15 tetorit . PArashikimet thonë se nga java e ardhëshme do të bien tepemraturat, ndërsa ne e lëshojmë nxemjen varësisht nga nevoja. Probleme ska , vetëm nëse vetë objekti ka probleme me instalimin”, theksoi drejtuesi i Ngrohtores “Shkup-Veri”, Igor Popovski.
Ngrohtorja Shkup Veri punon nga viti 2000. Drejtori i Ngrohtores Igor Popovski, thotë se për momentin shfrytëzuesit të cilët I marrin shërbimet e Ngrohtores Shkup-Veri arrin në 469 gjithsej. Rënie e theksuar është regjistruar deri në vitin 2013, dhe nga ky vit e deri më sot numri I shfrytëzuesve të shërbimeve të ngrohjes është constant.
VLORA TOPOJANI
