Përllogaritja e fundit e kohës së dimrit?! qytetarët duan një llogaritje të kohës
Më 28 tetor në ora 03 00 shigjetat e orës do të kthehen për një orë më pas, që do të thotë se ora tre do të llogaritet si dy...
Kjo mund të jetë hera e fundit që vendi të ndryshojë llogaritjen e kohës. Nëse Maqedonia do të pajtohet me direktivën e BE-së, për tërheqjen e ndryshimit të kohës nga ajo verore në dimërore, më 31 mars vitin e ardhshëm do të jetë hera e fundit që do të ndërrohet koha.
Kryetari i KE-së Zhan Klod Junker vlerëson se duhet të ndalohet ndryshimi i llogaritjes së kohës dhe vendet anëtare duhet të vendosin se a do të jetojnë qytetarët e tyre sipas kohës së verës apo të dimrit. Qytetarët për TVM2 vlerësojnë se për ta është më mirë të mos ketë ndryshime të llogaritjes së kohës.
“Ka qenë mirë përpara e njejta kohë të jetë, për interes të punës ndrimi është i mirë, se përndryshe më mirë e njejta kohë të jetë”
“Duam të jetë koha e njejtë, mos të ndërohet”
“Mund të them që të fillojmë më herët apo më vonë, kurse orën nuk duhet ta ndryshojmë”, u shprehen qytetaret.
Ekspertët vendas thonë se në vend se të ndryshohet llogaritja e kohës, të ndërrohet orari i punës.
“Disa përvoja flasin se ajo është e panevojshme. Duhet aktivitetet tona në një mënyrë tia përshtatim vet punës që e bëjmë. Të mos bie që të gjithë duhet të shkojmë në të njejtën kohë në punë dhe të kthehemi nga puna që krijon probleme tjera, ndërsa nga ana tjetër mundemi këto aktivitete ti përshtatim me kushtet e dimrit, kur më herët errësohet dhe më vonë lind dielli”, theksoi sociologu.
Llogaritja e kohës së dimrit zgjat deri në fundjavën e fundit në mars, kur fillon llogaritja e kohës së verës. Kjo matje është bëre për herë të parë në vitin 1916 në vendet e Evropës veriore, dhe është futur në 70 shtete, kryesisht në hemisferën veriore. Arsyeja ishte të përdorim më shumë rrezet e diellit gjatë pasdites, dhe më pak dritë të mbetet e papërdorur gjatë mëngjesit.
