Kumanovë: Ekspozitë e koncert para kumanovarëve
Në Pallatin e kulturës në Kumanovë, sot u mbajt një event I rrallë I kombinuar artistik që arrititi të tubojë një numër të konsiderueshëm dashamirë të artit dhe kulturës...

Në pjesën e pare të këtij eventi kulturor, në sallën e vogël të Pallatit të Kulturës, u hap ekspozita nga koleksioni privat i instrumenteve të lashta të përdorura në trojet shqiptare , me moton “Midis shekujsh”.
“Kjo ekspozitë dhe ky koncert, janë në frymën e përpjekjeve për të zgjuar shpirtin artistic shqiptar të kësaj ane. Jo më kot është përzgjedhur program që ka të bëjë me gjenezën tone etno kulturore, në këtë ditë artistike do të ketë theks të vecantë koncepti edukativo kulturor se sa ai interpretativ, dhe kjo ndodhë fal bashkëpunimit të jashtëzakonshëm që kemi bërë me artistët tanë nga Shqipëria”, u shpreh organizatori Ramadan Osmani.
“Jemi në Kumanovë, për të sjellur një pjesë të ekspozitës së instrumenteve që unë posedoj, kun ë total janë 270 instrumente muzikore që i posedoj, këtu kemi sjell një pjesë të tyre, instrumente që janë përdorur nga shqiptarët ndër vite. Vlera që ka kjo ekspozitë është për nga vecoria dhe gjithë gama e këtyre indtrumenteve që janë përdorur ndër vite dhe për fat të keq nga mos përdorimi I tyre një pjesë e instrumenteve nuk e kanë përdorimin në jetën e përditëshme, por apsolutisht ne duhet ta promovojmë kulturën, ta mbajmë në kohë dhe këto instrumente mos të rrinë në pjesën muzeale të tyre”, theksoi Ermal Sela koleksionues instrumentesh.
Ndërkaq në pjesën e dytë të këtij eventi, u mbajt një concert muzikor me pjesmarrjen e profesionistëve të dëshmuar nga Shqipëria, ''Albanian Brass Quintet / Percussion'' një formacion që asnjëherë më parë nuk kishte performuar në Kumanovë .
“Është hera e parë që ne si ansambël vijm në Kumanovë për të promovuar muzikën shqitare, por edhe atë të huaj, për ne është mjaftë e rëndësishme që studentët e ri dhe brezi i ri të inspirohen dhe të marrin një informacion edhe më shum që të informohen rreth muzikës dhe artit në tërësi”, u shpreh Ilir Kodhima nga ''Albanian Brass Quintet / Percussion''.
Vlen të theksohet se viteve të fundit falë funskionimit të shoqatave të ndryshme kulturore, artistike e muzikore dukshëm është shtuar numri I aktiviteteve kulturore.
FATLUM AQIFI
