Maqedoni

Ndryshimet kushtetuese, Iseni: Mbështetja mund të rritet me mbi 80 deputetë; Nikovski: Pres nga ata që votuan “pro”, të tërhiqen

27.10.2018 15:12

Lidhur me dilemën se a do të mbeten 80 deputetët akoma unik, dhe a do t’ju bashkangjiten edhe deputetë të tjerë nga opozita maqedonase në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese...

Lidhur me dilemën se a do të mbeten 80 deputetët akoma unik, dhe a do t’ju bashkangjiten edhe deputetë të tjerë nga opozita maqedonase në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, profesori universitar Fati Iseni për TVM2 shprehet optimist se ky numër ka gjasa që deri në fund të procedures parlamentare të rritet.

Por për Profesorin Iseni do të ishte gabim shumë i madh politik nëse Aleanca dhe Besa e Kasamit do të merrnin vendim ndryshe, nëse nuk pranohen amendement e propozuara për çështjen shqiptare. Iseni pohoi se shqiptarët kohë të gjatë e kanë pritur këtë moment, andaj ky proces I cili garanton ardhmëri europiane për Maqedoninë nuk duhet frenuar , duke përfituar ndonjë pike politike në kurriz të çështjes së emrit.

“Indikacionet janë se ky numër mund të shtohet, flas për bllokun opozitar maqedonas që mund të kalojnë nga ana tjetër, dhe e dyta është që mbetet akoma e pa qartë deklarimet e opozitës shqiptare të cilët kanë parashtruar disa amandamente lidhur me avancimin e çështjes shqiptare. dhe këtu ka rrezik që nëse ato të marrin vendim që ata të mos votojnë për ndryshimet kushtetuese, atëher ata mund të konpenzohen 3, 4 apo edhe 5 deputet të tjerë që mund ti shtohen kësaj shumice. Dhe mendoj se kjo mund të jetë një nga lëshimet më fatale të opozitës shqiptare, nëse eventualisht ato vendosin që mos ti mbështesin ndryshimet kushtetuese, nëse nuk pranohen kërkesat e tyre”, u shpreh analisti politik Fatih Iseni.

Profesori universitar Risto Nikovski gjithë këtë situate e shikon nga një këndvështrim tjetër.Ai thotë se asgjë nuk ka përfunduar. Madje ai shpreson se deputetët të cilët sipas tij kanë shpejtuar me votën e tyre PRO hapjes së Kushtetutës , mund të vetëdijësohen për të përmirësuar veprimin e tyre , të kuptojnë gabimin që kanë bërë, duke e tërhequr votën në leximin e dytë.

“Me Marrëveshjen me Greqinë fshihet gjithqka që është maqedonase në këtë shtet, dhe kjo situatë nuk mund të sjellë azgjë të dobishme…(rec)..Vështirë se mund të gjinden deputetë të tjerë të cilët mund ta përkrahin këtë politikë të dështuar, por unë personalisht mendoj dhe lus zotin të jem në të drejtë, se nga këto deputetë të cilët kanë votuar pa menduar fare për pasojat, dikush nga ato do të vetdijësohet dhe do të tërhiqen nga votimi”, theksoi analisti Risto Nikovski.

Faktori nderkombetare ka sugjeruar që shumica parlamentare por dhe opozita të marrin pjesë sa më shumë në numër duke e votuar këtë pako të ndryshimeve për emrin, pasi që kjo është e vetmja alternative e cila garanton hyrjen e Maqedonisë në NATO, si dhe hap dyert për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

FITIM KRYEZIU