VMRO-DMPNE: Akuzon LSDM për shkallën e lartë të varfëris; LSDM: Mickovski, pronar i kompanis “Energotek”
VMRO-DPMNE akuzon qeverinë për kollaps ekonomik duke shtuar se sipas raportit të fundit të Entit shtetëror për Statistika...

VMRO-DPMNE akuzon qeverinë për kollaps ekonomik duke shtuar se sipas raportit të fundit të Entit shtetëror për Statistika, 460 mijë qytetar jetojnë në varferi.
Nga kjo parti thënë se LSDM duhet të jepë përgjegjësi edhe për borxhet publike , dhe për shkurtimin e buxhetit në bujqësi dhe sfera tjera.
“Po thuajse qe dy vjet pasi LSDM-ja është në pushtet, qytetarët gjithnjë e më shumë po zhyten në borxhe dhe në varfëri. Për fat të keq, jeta që solli LSDM-ja është më shumë se tragjike. LSDM-ja çdo ditë merr borxh publik, dhe të njëjtat borxhe do të paguhen nga gjeneratat e ardhshme”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-s, Dimqe Arsovski.
“Me ribalancin qeveria e LSDM-së buxhetin e bujqëve e ka shkurtuar për 230 milion denar . Gjithashtu qeveria ka shkurtuar edhe 310 milion denar nga ekonomia e ujrave , të holla që janë paraprë për bujqit në maqedoni”, theksoi Cvetan Tripunovski nga VMRO..
Përderisa VMRO DPMNE akuzon LSDM- në për politika të dëmshme ekonomike, kjo e fundit akuzon liderin I vmro-dpmnes Hristijan Mickovski se është një ndër pronarët e kompanis energotek dhe ka marrë koncesione pas 2 muaj e gjysëm pasi është formuar kompania.
“Për një kohë rekord prej dy muaj e gjysmë që nga themelimi i kompanis Energotek konserciumi ku Mickoski është pjesë e kësaj kompanie ka marrë koncesione për shfrytëzimin e ujit për zhvillimin hidroenergjetik të Bregallnicës dhe lumit Klepalska. Mickovski për këtë ka pasur dijeni më herët që qeveria e Nikolla Gruevskit do të bëejë thirje publke dhe pikërishtë për këtë ka formuar kompanin”, u shpreh deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.
Sipas lsdm kjo është edhe një arsye se pse deputet e vmro dpmne-së duhet mos ti ndjkin politikat kriminale të gruevski dhe mickovskit por të jenë pjese e proceseve evrointegruese të vendit.
REJHANE BUSHI-METAJ
