Maqedoni

Pr/lgj për amnisti i VMRO-së të hënën në kuvend, shpresojnë në mbështetje nga pushteti; LSDM: Pr/lgj për amnisti ndërhyrje brutale mbi gjyqësorin; Ndryshimet kushtetuese në kuvend, VMRO: Javën e ardhshme shpalosim strategjinë

27.10.2018 16:37

Të hënën në Kuvend do të dorzohet propozim ligji i VMRO-DPMNE-së për amnisti për ngjarjet e 27 prillit...

Me procedur të përshpejtuar do të filloj debati për ligjin dhe opozita pret mbështetjen e shumicës parlamentare, ndërsa pushteti deri në këto momente as që dëshiron ti përziej me nje kosh “pajtimin” me “amnistin” për dhunën e shkaktuar mbi deputetët në Kuvend.

“Ligji për amnesti është i përgaditur dhe ditën e hënë në procedur të përshpejtuar deputetët e VMRO-DPMNE-së do ta dorzojnë në Kuvend dhe deputetët e LSDM dhe të tjerët do të kenë mundësi të pranojnë”, u shpreh Dimçe Arsovski nga VMRO-DPMNE
“Propozimi i udhëheqësisë aktuale anti-NATO dhe anti-BE i VMRO-DPMNE-së është ndërhyrje brutale mbi sistemin gjyqësor. Si parti përgjegjëse dhe shtetëformuese po udhëhiqemi të respektojmë parimin e shtetit ligjor dhe në këtë drejtim mund të bisedojmë për “shtrirjen e dorës” , për “pajtim” por asesi nuk mund të bisedojmë për amnisti. Duhet ti lëmë insitucionet të punojnë lirshëm nga moskuptimet tona politike”, theksoi Kostadin Kostadinov nga LSDM.

VMRO-DPMNE vazhdon koordinimin e brendshëm të grupit të tyre parlamentar me udhëheqjen aktuale për veprimet e tyre të ardhshme në Kuvend. Javën tjetër kanë paralajmëruar se do të shpalosin strategjinë e veprimit të tyre për ndryshimet kushtetuese, ndërsa LSDM shpreson në mbështetjen edhe më të madhe të deputetëve të opozitës. Deri atëherë nuk dihet nëse deputetët e opozitës do të kyçen në konsultimet me pushtetin për ndryshimet kushtetuese.

“Negociatat i udhëheqim të gjithë dhe presim që ky process të lëviz para.Në interes të shtetit dhe të qytetarëve është të përmbyllim procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe përfundimisht Maqedonia të filloj të hapëroj drejt integrimit në BE dhe NATO” , shtoi Kostadinov.

“Për ndryshimet kushtetuese do të kemi koordinim tematik midis grupit parlamentar të VMRO-së e cila duhet të realizohet brenda javës së ardhshme dhe atëherë do të kemi më shumë detaje se si do të veprojmë dhe cila do të jetë strategjia e VMRO-DPMNE- së në Kuvend për ndryshimet kushtetuese”, u shpreh Arsovski.

Sa i përket amadamenteve të parashtruata të partive shqiptare LSDM u përgjigj se në këto momente vendimarrëse për vendin duhet hequr dor nga bërja e politikës ditore.

REXHEP QAMILI