Maqedoni

Policia e Manastirit arreston për ryshfet komandantin e policisë pyjore

27.10.2018 17:43

Policia e Manastirit arrestoi komandantin e policisë së pylltarisë për shkak të dyshimeve se ka marrë ryshfet

Policia e Manastirit arrestoi komandantin e policisë së pylltarisë për shkak të dyshimeve se ka marrë ryshfet, ndërsa Gjykata Penale i caktoi masën e paraburgimit me 30 ditë burg.

Sipas informacioneve të MPB-së i arrestuari LL.J. (46) i punësuar si komandant i Policisë Pyjore, në disa raste kishte kërkuar mito nga një qytetarë nga Demir Hisari në këmbim të heqjes së kallzimit penal për prerjen e drunjëve.

Fillimisht i është kërkuar 18 metra dru për ngrohje, që kapin vlerën e 40 mijë denarëve, ndërsa herën e dytë i është kërkuar 30 mijë denarë në para.

Këto 30 mijë denarë, denoncuesi i rastit është dashur t’ia paguajë komandatit në llogari. 20 mijë para se të nisë gjykimi kundër tij, dhe 10 mijë, pasi të hiqet kallëzimi.

“Personi nga I cili është kërkuar ryshfeti e ka paraqitur rastin në sektorin e punëve të brendshme në Manastir dhe menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse. Dje rreth orës 13:50 në ambientet e Gjykatës Themelore të Manastirit është privuar nga liria LL.J menjëherë pasi që ka pranuar mito nga paraqitësi i rastit, është kryer bastisje ku janë gjetur 10 banknota nga 2000 denarë”, theksoi zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.