Pema, që rrit 14 lloje frutash në të njëjtën kohë
Punishtja dhe laboratori i Sem Van Akenit, janë në një vend. Këtu ai po ndërton verën e tij jetësore, një pemë që do të rrisë 14 fruta në ndryshme në të njëjtën kohë.........

Pema është në lulëzim të plotë. Van Aken është një profesor arti në Universitetin e Sirakuzës, por ai është rritur në një fermë në Pensilvani.
Para disa vitesh, ai ishte pjesëmarrës në një studim eksperimental në Universitetin e Nju Jorkut, një institucion 125 vjeçar që eksperimenton me prodhimin e frutave.
Eksperimenti kishte si qëllim të rriste kumbulla në pemën e mollës apo dardha në pemën e pjeshkës, por asnjë nga pemët e eksperimentit nuk bënë dot atë që bën pema e rritur nga Van Aken. Ai dëshiron që një pemë të japë një fryt tjetër, ose në rastin më të mirë, disa fruta të tjera në të njëjtën kohë.
“Është fantastike, e pabesueshme madje. Kur fillova, nuk mendova se do të arrija një gjë të tillë. Aty kam shartuar shumë pemë në një, është një farë origami me fruta. Në fillim, pema ishte një kumbull evropiane që e ka origjinën nga Anglia e shekullit 18. Për të filluar, ne e presim pemën. E shikoni se si e kam prerë në dy vende për ta shartuar në secilën degë? Është njësoj si të thuash që kjo është “Pema e jetës”, është biblike, është fillimi i një historie që do të zgjasë”- u shpreh profesori universitar, Sem Van Aken.
Pemën e frutave, ai po e krijon tashmë 9 vite me radhë. 14 të tilla, janë vendosur në të gjithë Amerikën, në vende publike, si dhe në kampusin e Universitetit të Sirakuzës. Projekti i Van Akenit, i ka tejkaluar pritshmëritë e tij dhe të shumë skeptikëve të tjerë. (Migena Gorenca, TVM2)
