Maqedoni

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë

28.10.2018 12:05

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha më të shpeshta diellore në verilindje.

Gjatë ditës në pjesët perëndimore dhe juglindore vranësirat do të rriten. Do të fryejë erë mesatare jugore posaçërisht e theksuar në pjesët jugperëndimore dhe përgjatë Vardarit. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej një deri shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri 25 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me më shumë periudha me diell. Temperatura e mëngjesit do të arrij deri katër gradë, ndërsa ajo e ditës deri 24 gradë.

Nën ndikimin rrymimit jugor vijon periudhë e motit të ngrohtë me erë mesatare juglindore deri e përforcuar. Temperatura e ajrit do të jetë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga e hëna do të ketë rritje graduale të vranësira dhe paraqitje e reshje lokale të të shiut posaçërisht në jugperëndim./mia