SHBA-IRAK

SHBA-ja drejtëpërdrejtë do t'i furnizojnë me armë kurdët në Irak

11.08.2014 13:49

Administrata amerikane drejtëpërdrejtë do t'i furnizojë me armë kurdët në Irak, të cilë filluan të realizojnë rezultate në luftën kundër ekstremistëve islamistë në pjesën veriore të vendit, njoftuan përfaqësues zyrtarë të Uashingtonit.....

Sipas burimeve të njejta, administrata në Uashington është afër aprovimit të planeve të Pentagonit për armatim të kurdëve.

Analistët vlerësojnë se ky hap i SHBA-së për të ndihmuar kurdët në luftën e tyre kundër ekstremistëve në Irak, do të thotë se në Uashington ekziston shkallë e lartë e shqetësimit për shkak të aktiviteteve të ekstremistëve të Shtetit islamik të Irakut dhe Levantit në pjesën veriore të vendit.

Ushtria amerikane ditëve të fundit po u ndihmon irakianëve në dërgimin e armëve për kurdët, duke ofruar ndihmë logjistike dhe duke siguruar transportin në veri.