Maqedoni

Ahmeti takon Serran: Vendi do të integrohet në NATO dhe BE

28.10.2018 16:55

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e BDIsë në Tetovë, Ambasadorin e Spanjës në Maqedoni, Emilio Lorenzo Serra...

Ahmeti dhe ambasadori spanjol Serra kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimet kushtetuese si dhe për situatën në rajon.

Kryetari Ahmeti theksoi pritjet e tij që mbështetja në kuvend për procesin integrues të vendit të rritet edhe më tej gjer në përfundim të suksesshëm të procesit.

BDI do të vijojë dialogun me deputetët dhe partitë parlamentare në mënyrë që të zgjërohet mbështetja në muajt në vijim.

Ambasadori spanjol Serra theksoi mbështetjen e Spanjës për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua edhe rreth situatës në rajon dhe rethanat aktuale gjeopolitike dhe gjeostrategjike.