FSSH

FSSH, rregulla të reja për rehabilitim shëndetësor

11.08.2014 14:47

Prej 1 shtatorit, hyjnë në fuqi rregullat e reja për rehabilitim të specializuar mjekësor. Me këto rregulla, vendoset mënyrë e re e punës për 4 grupe të qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet e FSSH-së.........

"Fëmijët deri në 18 vjet, me sëmundje onkologjike, një herë në vit deri në 15, do të mund të shkojnë në rehabilitim mjekësor pas përfundimit të terapisë onkologjike dhe në fazë të remisionit, deri pesë vjet nga hyrja në remision. Të sëmurët nga multipleks-skleroza dhe të siguruarit me atrit reumatik, për herë të parë do të mund një herë në vit të shkojnë në rehabilitim mjekësor deri në 21 ditë. Këtë të drejtë gjithashtu për herë të parë e vendosim edhe për personat me hemofili, të cilët një herë në vit, deri në 15 ditë do të mund të shkojnë në rehabilitim mjekësor”- deklaroi drejtoresha e FSSH-së, Maja Paranxhieva Zmejkova.

Lehtësim i madh për këta të siguruar, të cilët për herë të parë mund të fitojnë shërbim të tillë shëndetësor, është që mund ta realizojnë vetëm me kontrolle konziliare në Klinikë, pa pasur nevojë që paraprakisht të hospitalizohen.

Në rregulloren për kërkesën e mjekëve, për herë të parë janë vendosur edhe kundërindikacione për rehabilitim të specializuar mjekësor, më saktë se për cilat sëmundje dhe në cilën gjendje nuk mund personi të shkojë në rehabilitim të specializuar mjekësor, në kërkesë të shoqatës profesionale për shkak të komplikimeve të mundshme.

Janë 11 kundër-indikacione, mes të cilave janë edhe sëmundja infektive aktuale, sëmundje patologjike, dëmtim senil, angina pektoris jostabile, aritmi të pakontrolluara të zemrës, flebotrombozë të venave të thella të këmbëve, komplikim, të cilat në mënyrë shtesë do ta rrezikojnë shëndetin e të siguruarve nëse shkojnë në rehabilitim mjekësor.

Me investim nga ana e Fondit për Rehabilitim të Specializuar Mjekësor, mundësohet që të siguruarit më shpejtë t'i largojnë pengesat funksionale dhe ta përmirësojnë gjendjen e tyre shëndetësore. (Memedali Jusufi, TVM2)