Maqedoni

VMRO – DPMNE i jep pesë ditë afat zëdhënësit të LSDM-së për të kërkuar falje; LSDM: zëdhënësi i VMRO- së e gaboi adresën

28.10.2018 18:20

VMRO – DPMNE akuzon LSDM-në dhe qeverinë për shkatërrim të ekonomisë dhe varfërimit të skajshëm të qytetarëve...

Sipas VMRO-së “Qeveria kriminale e LSDM-së, e frikësuar për shkak se qytetarët njohën politikat anti-shtetërore dhe secilën ditë janë dëshmitarë të vjedhje që e zbaton i vetmi politikan i amnistuar në Evropë.

“Pavarësisht se të gjitha parametrat ekonomik dhe social shkojnë negativisht në dëm të qytetarëve dhe shtetit, vetëm bizneset dhe llogaritë e karteleve kriminale në pushtet nga LSDM-ja shkojnë pozitivisht dhe rriten. A është I vetedishem zaevi qe tek qytetarët mbizotron apatija dhe depresioni sepse nuk mundin asesi ta lidhin muajin deri ne fund. Ne kemi pas paraljmrime qysh në fillim qe këta njerëz nga lsdm nuk kan qëllime të mira dhe nuk do të punojnë në interes të qytetarëve por vetëm për interes personal. Edhe njëher ju bejë thirje që sa më shpejt që është e mudur të tërhiqen nga pushteti dhe funksionet kështu dë të jetë më mirë për qytetarët dhe për shtetin . Sa më shpejt që do të largohen aq më mirë do jetë”, u shpreh zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimce Arsovski.

VMRO I jep afat prej 5 ditësh zëdhënësit të LSDM-së për të kërkuar falje për shpifjet ndaj Mickoskit, dhe nëse nuk bëhet atëherë do të paditet për shpifje.

Ndërkohë nëpërmjet një kumtesë të LSDM thuhet se “fjalori i kryesisë anti-perëndimore e VMRO - DPMNE-së, e udhëhequr nga anti-popullorit Hristijan Mickoski tregon se në krye të VMRO - DPMNE-së, ka konfuzion të thellë, pa kompas politik dhe pa drejtim të veprimit politik”.

“Zëdhënësi i kryesisë anti-perëndimore dhe anti-popullore të VMRO - DPMNE-së, sot e gaboi adresën, serlia e atyre që e shkollën të drejtën dhe shtetin e së drejtës në pallatin e tyre të çmuar, simboli i krimit, ndërtuar gjatë varfërisë më të madhe dhe ekonomisë së shkatërruar, ku gjendet kryesia anti-perëndimore udhëhequr nga Mickoskit, lojtarit të bartësit të krimit, Nikolla Gruevskit”, reagojnë nga LSDM.

Nga LSDM-ja shtojnë se pyetjet për koncesione, tenderë dhe kilovatë, zëdhënësi i VMRO - DPMNE-së, duhet t’i drejtojë ndaj shefit të kësaj partie, Hristijan Mickoski dhe ta pyes si mund që përmes konfliktit të interesave, nga Qeveria e mentorit të tij Gruevski ka marrë tokë shtetërore për të ndërtuar hidrocentrale.

ADNAN HAJDARI