Botë

Ushtria turke bombardoi pozicione të forcave kurde në Siri

28.10.2018 19:25

Forcat turke i bombarduan sot pozitat e Njësitit kurd për mbrojtjen e popullit, në pjesën lindore të lumit Eufrat në pjesën veriore të Sirisë...

Cak i sulmit ka qenë rajoni Zor Magar në pjesën perëndimore Ajn al Arab, ndërsa qëllimi siç njofton agjencia turke Anadollu, parandalimi i “aktiviteteve terroriste”.

Turqia zbatoi ofensivë kundër forcave kurde në rajonin sirian Afrin nga fillimi i vitit dhe disa herë paralajmëroi se do të sulmojë edhe në lindje të Eufratit.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan paraprakisht deklaroi se qëllimi i Ankarasë është të sigurojë kontroll ndaj rajonit në lindje të Eufratit, kështu që do ta heqë Njësitin e kurdëve sirianë prej kësaj pjese.