Botë

Tentim për vetëvrasje para Qeverisë së Armenisë

28.10.2018 19:44

Një burrë tentoi të hidhet në ajër me granatë para ndërtesës së Qeverisë së Armenisë në Erevan...

Një burrë tentoi të hidhet në ajër me granatë para ndërtesës së Qeverisë së Armenisë në Erevan, por shërbimet e sigurimit e parandaluan, kumtoi sot Shërbimi kombëtar i sigurisë.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë kur një burrë 43-vjeçar tentoi të hyjë në objekt dhe ta aktivizojë mjetin shpërthyes.

Burri është arrestuar dhe kundër tij është dorëzuar padi penale.

Akoma nuk janë të njohura motivet për incidentin.