Identifikohen viktimat e sulmit në Pitsburg
Njëmbëdhjetë viktima nga sulmi në sinagogën në Pitsburg, Pensilvani, janë identifikuar...

Autoritetet kumtuan se të vrarët janë të moshës midis 54 dhe 97 vjeç. Në mesin e tyre janë edhe vëllezër dhe një çift.
Paraprakisht u kumtua se u vranë tre gra dhe tetë burra.
Sulmuesi Robert Bauers (46) u plagos gjatë të shtënave me policinë. Pasi është arrestuar ka deklaruar para policisë se hebraikët po bëjnë gjenocid ndaj popullit amerikan dhe se dëshiron që të gjithë hebraikët të vdesin.
Në sulmin i cili ndodhi në sinagogën “Druri i jetës” në Pitsburg janë plagosur edhe mbi dhjetë persona, prej të cilëve gjashtë janë policë.
Siç njoftoi MIA, dje sulmuesi hyri në sinagogë dhe filloi të shtëna dhe të bërtasë “Të gjithë hebraikët duhet të vdesin”. Në sinagogë gjatë sulmit kishte njëqind persona.
