Maqedoni

“27 prilli”, seancë e re gjyqësore

29.10.2018 09:27

Ne gjykatën Penale në Shkup vazhdon seanca për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar....

Në seancën paraprake , më 25 tetor, janë shqyrtuar incizimet nga kamerat e sigurisë para kabinetit të ish kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski dhe nga vende tjera në Kuvend. Seanca ka zgjatur më shumë se dhjetë orë dhe janë kontrolluar vetëm disa incizime nga kamerat e sigurisë mbi ndodhitë e 27 prillit.
 
Incizimi i parë, nga kamerat e sigurisë para kabinetit të ish kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski ka treguar ndodhitë diçka para se të hyjë turma, deri në pastrimin e Kuvendit nga Njësitet për intervenim të shpejtë. Incizimi i dytë ka qenë nga salla e ballkonit në Kuvend.
 
Për ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit 2017 akuzohen 33 persona, 31 nga të cilët përgjigjen për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit, ndërsa dy për nxitje. Mes të akuzuarve më shumë janë deputetë, të punësuar në MPB dhe sigurim në Kuvend, aktorë dhe qytetarë. Të akuzuarit para gjykatësit thanë se nuk ndjehen fajtorë.