Maqedoni
Autobusi i ARM-së u djeg në rrugën Probishtip – Kratovë
29.10.2018 11:30
Autobusi i ARM-së u djeg në rrugën Probishtip – Kratovë...

Autobusi i ARM-së u djeg në rrugën Probishtip – Kratovë, katër kilometra larg Probishtipit. Është intervenuar me dy automjete zjarrfikëse.
Në deklaratë për MIA-n, kryetari i komunës së Probishtipit, Dragan Atanasov thotë se vozitësi i autobusit ka reaguar me kohë dhe të gjithë ushtarët të cilët ndodheshin në autobus kanë zbritur të sigurtë. Autobusi është djegur tërësisht.
Nga Ministria e Mbrojtjes pritet së shpejti të dalin me kumtesë rreth rastit./Mia
