PLD kërkon ndërprerjen e projektit “Termini im”
Një ditë pas publikimit të të dhënave për funksioniomin e projektit qeveritar “Termini im”, Partia Liberal Demokratike e ka quajtur të njejtin , projekt kaotik që ka përjetuar fiasko.......

PLD apelon deri te Fondi Shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë që fajin për mossuksesin e projektit “Termini im” të mos e kërkojnë te pacientët, por te vetë ata.
“Ministria e shëndetësisë, ka prodhuar një varg skandalesh financiare. PLD kërkon që Ministria e shëndetësisë të ndalojë projektin ‘Termini im’ dhe të lë mjekët të punojnë atë për të cilën janë të edukuar, pa presione, në pajtueshmëri me protokollet dhe standardet botërore, e jo të plotësojnë dëshirat e ministrit Todorov dhe të shoqërisë së tij mjekësore-ekonomike”, thonë nga PLD.
Nga kjo parti kërkon që ministri Todorov të përvjelë mëngët për zgjidhjen e problemeve dhe të modernizojë realisht shëndetësinë shtetërore, e jo vetëm të paralajmërojë blerje të aparateve të shtrenjta mjekësore që tregohen vetëm në televizion, por që nuk mund ti gjesh në asnjë objekt mjekësor.
