Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese, këtë javë pritet fillimi i debatit në Kuvend
29.10.2018 10:17
Lidhur me ecurine e ndryshimeve kushtetuese, këtë javë në Kuvendin Republikan...

Lidhur me ecurine e ndryshimeve kushtetuese, këtë javë në Kuvendin Republikan pritet të nisë debati mbi hartimin e amendamenteve, me propozim të Qeverisë. Katër amendamentet që ende janë temë analize në Qeveri pritet që deri nga mesi i kësaj jave të dorëzohen në Kuvend.
Qeveria ka 15 ditë, për të përgatitur draft-amendamentet, pas drites jeshile qe u dha nga shumica e deputeteve ne Kuvend per miratimin e nevojes per hapjen e kushtetutes, më 19 tetor. Do të ndryshohen katër amendamente, përfshirë edhe preambulën për të hequr emrin Maqedoni dhe mbiemrin maqedonas nga të gjitha nenet e Kushtetutës, por edhe elemente të tjera. Akoma mbetet e hapur nese do te pranohen amendamentet e paralajmëruara nga partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA e Kasamit, per ceshtjet e shqiptareve. Partite e koalicionit qeveritar kane theksuar se nuk është momenti për ndryshime të tilla.
VMRO-DPMNE ka bërë të ditur se nuk merr pjesë në debat, ndërsa grupi i ndarë prej 8 deputetëve bashkë me disa deputetë të tjerë do të jenë pjesë e debatit. Partia në opozitë, VMRO-DPMNE-ja ka konsoliduar forcat rreth veprimit të mëtejshëm, pasi mbeti me më pak deputetë, ndërsa disa nga dhjetë grupet e saj parlamentare, shumica nuk i plotësojnë procedurat e Rregullores, sipas të cilës një grup parlamentar duhet të ketë së paku pesë deputetë. Partia paralajmëroi se sot do të dorëzojë në Kuvend propozim-ligjin për amnisti të të gjithë të përfshirëve në ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.
