Botë
Xhakarta, rrëzohet në det aeroplani me 188 pasagjerë
29.10.2018 12:30
Një aeroplan me 188 persona në bord është rrëzuar në brigjet indoneziane, menjëherë sapo ai u largua nga Xhakarta....

Aeroplani Lion Air po transportonte 178 të rritur dhe një fëmijë, përfshirë edhe dy pilotët e pesë anëtarët e ekuipazhit. Mësohet se Kontakti me aeroplanin humbi disa minuta pas ngritjes së tij, tha një zyrtar i kërkim-shpëtimit.
"Aeroplani u rrëzua në ujë rreth 30 deri në 40 metra thellësi", tha zëdhënësi i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit Yusuf Latif për agjencinë e lajmeve AFP, duke nënvizuar se ata janë ende në kërkim të pjesëve të aeroplanit dhe pasagjerëve.
Artikujt që besohet se i përkasin pasagjerëve janë gjetur në ujë, duke përfshirë kartat e identitetit dhe patentat e shoferit, tha agjencia e kërkimit dhe shpëtimitShkaqet e rrëzimit dhe zhdukjes së tij janë ende të paqarta.
