Botë

Edhe dy vite të tjera burg për ish-kryeministren

29.10.2018 13:26

Një gjykatë në Bangladesh i ka shtuar dënimit të ish-kryeministres dhe kryetares së opozitës, Khaleda Zia edhe dy vite të tjera në burg, duke arritur një total prej 7 vitesh....

Ajo u dënua të hënën për korrupsion, thanë avokatët, pasi u burgos për 5 vite në një rast të veçantë në shkurt.
 
Kjo do ti heqë asaj çdo shans për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në qershor.
 
Partia opozitare Bangladesh Nationalist Party (BNP) shfaqet e çrregullt para zgjedhjeve pasi Khaleda u burgos në shkurt për vjedhjen e fondeve për një jetimore.
 
Më parë këtë muaj, një gjykatë dënoi djalin e Khaleda dhe shefin e ngarkuar të BNP, Tarique Rahman, i cili jeton në mërgim në Londër, me burg për organizimin e një komploti për të vrarë kryeministrin Sheik Hasina në vitin 2004.
 
72-vjeçarja dhe tre ndihmës të saj u dënuan të hënën për shpërdorimin e 371.550 dollarëve kur ajo ishte kryeministre nga viti 2001 deri në vitin 2006, thanë prokurorët e shtetit.
 
Gjykatësi tha se Khaleda abuzonte me fuqinë e saj për të mbledhur fonde të paligjshme.
 
BNP i ka kërkuar qeverisë që të lirojë ish-kryeministren dhe bëri thirrje për një protestë mbarëkombëtare të martën, duke hedhur poshtë gjykimin si "të sponsorizuar nga shteti"./Ora News