Botë

Tunizi, gruaja hedh veten në erë

29.10.2018 15:05

Një grua ka hedhur veten në erë në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis....

Shpërthimi ndodhi në rrugën Habib Bourguiba, që kalon në mes të qytetit, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
 
Dëshmitarët thonë se bomba shpërtheu pranë një numri të oficerëve të policisë.
 
Agjencia e lajmeve AFP raporton se disa ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. /Ora News