Maqedoni
Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon përfshirje në dialogun social
29.10.2018 16:15
Sindikata e Pavarur e Policisë, me rreth 60 automjete, organizoi një marsh sindikal nga ndërtesa e RTVM-së...

Sindikata e Pavarur e Policisë, me rreth 60 automjete, organizoi një marsh sindikal nga ndërtesa e RTVM-së deri para Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku kërkuan respektimin e Ligjit për marrëdhënie pune lidhur me përfaqësimin sindikal. Kjo sindikatë pretendon se përfaqëson më shumë se 20 për qind të të punësuarve, prandaj kërkon përfshirje në dialogun social. Njëherit u kërkua që të mos favorizohet Sindikata Policore, që është pjesë e Lidhjes së Sindikatave.
“Sa më parë që të jetë e mundur të përgatitet vendim dhe të jepet vendim me të cilin sindikata do të funksionojë në përputhje me ligjin dhe do të përfshihet në dialogun social. Kërkoj nga ministri i punëve të brendshme që të mos favorizohet Sindikata policore në kuadër të Lidhjes së Sindikatave, pasi i japin informacione jo të sakta për gjendjen e policisë”,- u shpreh kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë, Goce Dellçev-Todev.
Mosfavorizimin e sindikatës - anëtar në LSM, e kërkoi edhe kryetari i Konfederatës së Sindikatave të pavarura, Marian Ristevski, sipas të cilit në Maqedoni duhet të funksionojë dialogu normal social, ndërsa nuk duhet të ketë sindikata servile ndaj pushtetit.
VLORA LATIFI TOPOJANI
