Dihen kompanitë që do të shlyejnë borxhet
EVN, MRT , Banka komerciale, Tutunska dhe Stopanska, janë ndërmarjet e paraqitura për pjesmarje në masën qeveritare për shlyerjen e borxheve të qytetarëve të kategorive të rrezikuara sociale. Afati për paraqitjen e firmave, përfundoi sot......

Së shpejti pritet të publikohet shpallje për paraqitjen e qytetarëve të interesuar për shlyerjen e borxheve për energji elektrike, energji termike, taksën radiodifuzive dhe për kartelat në banka.
E gjithë procedura për shlyerjen e borxheve të kategorive të prekura të qytetarëve pritet të përfundojë deri në tetor, dhe pritet të shlyhen borxhet e 50 deri 100 mijë qytetarëëve të kategorive të rrezikuara sociale.
Kërkesat për shlyerjen e borxheve qytetarët do t'i shtrojnë në qendrat për punë sociale në vendin ku jetojnë në afat prej 30 ditëve nga publikimi i thirrjes nga ana e Ministrisë së Financave.
Kërkesat shqyrtohen më pas nga një komision i veçantë . Bashkë me borxhin kryesor është paraparë të shlyhet interesi, si dhe shpenzimet për noterët dhe përmaruesit. Për borxhin e shlyer kreditorët, gjegjësisht bankat, EVN, Ngrohtorja do të marrin të drejtën e kredisë tatimore në lartësi të një për qindje të caktuar të borxhit i cili nuk do të jetë më shumë se 10 për qind e borxhit të shlyer.
Me këtë masë shlyhen borxhet e tri kategorive më të prekura të qytetarëve, gjegjësisht pranuesve të asistencës sociale dhe ndihmës së përhershme në të holla, personave të papunë të cilët i ekspozohen rrezikut social për shkak vdekjes së bashkëshortit apo invaliditetit ose ndonjë sëmundje më të rëndë të cilat kanë ndodhur në pesë vitet e fundit.
Kusht për dy kategoritë e para për ta shfrytëzuar këtë masë është të mos kenë realizuar të ardhura shtesë më të mëdha se 105.600 denarë në vitin 2013 dhe të mos posedojnë pronë tjetër përveç shtëpisë apo banesës në të cilën jetojnë. (Rina Turkeshi - Saiti, TVM2)