ATO, Angellovski: Nuk ka përgjime të paligjshme

29.10.2018 17:23

Drejtori i ri i Agjencisë Teknike Operative, Zoran Angellovski....

Drejtori i ri i Agjencisë Teknike Operative, Zoran Angellovski, deklaroi se nuk ka përgjime të paligjshme në vend. Pajisjet janë transferuar në hapësirat e “Telekom”, ku përkohësisht do të jetë e vendosur Agjencia, tha Angellov, i cili realizoi takim me anëtarët e Komisionit për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të veçanta nga ana MPB-së. Ai premtoi punë transparente të institucionit që drejton.

“Atë që duhet patjetër ta theksoj është se Agjencia Teknike Operative do të jetë maksimalisht transparente me punën e saj para komisioneve përkatëse për monitorimin e saj. Unë mund të them se për momentin pajisjet janë transferuar në ATO dhe nuk ka përgjime të paligjshme",- tha drejtori i ATO-s, Zoran Angellovski.

ATO duhet të fillojë me punë prej më 1 nëntor, ndërsa përveç këtij Komisioni parlamentar për mbikëqyrjen e zbatimit të masave të veçanta nga ana MPB-së, punën e ATO-s do ta mbikëqyrin edhe Komisioni civil, Komisioni për të dhëna të klasifikuara dhe Komisioni për mbrojtjen e të dhënave personale.

Agjencia Teknike Operative u formua pas skandalit me përgjimet, ndërsa me shumicë prej dy të tretash dhe shumicën e Badinterit, u zgjodh drejtori i saj me mandat pesëvjeçar. (Naim Ramadani, TVM2)