Gjykimi për rastin “Tamara”, shqyrtimi kryesor më 14 nëntor
Më 14 nëntor fillon shqyrtimi kryesor për të vërtetuar përgjegjësinë e autoriteteve në rastin e vdekjes së 9 vjeçares, Tamara Dimovska...

Më 14 nëntor fillon shqyrtimi kryesor për të vërtetuar përgjegjësinë e autoriteteve në rastin e vdekjes së 9 vjeçares, Tamara Dimovska, nga Velesi, e cila vuante nga skolioza dhe ndërroi jetë në vitin 2015, teksa priste vendimin për të dërguar jashtë shtetit për t’u operuar.
Në gjykimin e sotëm avokatët, prokuroria dhe gjykatësi, Marin Stanevski, ankimuan për finalizimin e listës së provave dhe autorizimin e përkthimeve të të njëjtave. Pala mbrojtëse ankimoi disa përkthime të prokurorisë se janë bërë nga persona pa licencë.
Njëherit gjykatësi Stanevski vendosi që të akuzuarës, Ellena Trpkovskës, t’i gjykohet ndaras, pasi që avokatja e saj, Gordana Angellovska, dorëzoi raporte mjekësore se ajo vuan nga ishiasi. Tha gjithashtu se ajo ka dhimbje të mëdha në shpinë dhe këmbë dhe nuk mund të qëndroj e ulur në bankën e të akuzuarve.
Prokuroria Themelore Publike për rastin e Tamarës akuzon gjithsej 12 persona për veprën penale “Punë të papërgjegjshme në shërbim”. (Rexhep Qamili, TVM2)
