Irak: SHBA kërkon evakuimin e komunitetit Yazidi
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë opsionet e mundshme për të evakuuar mijëra civilë irakianë të ngecur në një zonë malore në veri të Irakut, pasi janë fshehur për t’iu shpëtuar militantëve islamik, pas 4 netësh furnizimesh nga ajri me ndihma humanitare, që kanë lehtësuar disi gjendjen....

Ndërkohë që furnizimet nga ajri kanë ofruar ndihmat më urgjente të domosdoshme, kushtet e vështira në malin Sinjar, aq më tepër në pikun e stinës së verës, kanë shkaktuar me dhjetra të vdekur mes minoritetit iraken Yazidi, të cilët kërcënohen nga vija e ashpër e militantëve të Shtetit Islamik.
Misioni i OKB-së në Irak ka bërë gjithashtu të ditur se po përgatit një korridor për qëllime humanitare, në mënyrë që t’i lejohet komunitetit Yazidi të largohet i sigurt nga vendi.
