Kuvend, Komisioni për mandat dhe imunitet do të diskutojë për mandatin e Nikolla Gruevskit

29.10.2018 18:44

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i ka dorëzuar kryetarit të Komisionit për Çështje të Mandateve.....

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i ka dorëzuar kryetarit të Komisionit për Çështje të Mandateve dhe Imunitetit kërkesën e gjykatës për marrjen e mandatit të deputetit, Nikolla Gruevski.

Komisioni duhet të vendos për mandatin e deputetit Gruevski pas vendimit për dënimin me burg prej 2 vjetësh për blerjen e mercedesit luksoz.

Kryetari i Komisionit, Pavlle Bogoevski, ka konfirmuar se kërkesa është dorëzuar deri tek ai dhe njoftoi se seanca në të cilën do të shqyrtohet kjo kërkesë duhet të caktohet brenda 15 ditësh. Por seanca pritet të thirret gjatë ditës së nesërme.