Bullgari, arrestohen 20 persona për falsifikim të shtetësive, KE: Vendet e BE-së, të obliguara të paraqesin rastet

29.10.2018 19:35

Në një aksion të sinkronizuar nga Agjencia për bullgarët në vendet e huaja janë arrestuar....

Në një aksion të sinkronizuar nga Agjencia për bullgarët në vendet e huaja janë arrestuar 20 persona për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, marrje të mitos dhe falsifikim të dokumenteve.

Mes të arrestuarve është edhe kryetari i kësaj Agjencie, Petar Haraloniev. Hetimi bën të ditur se të akuzuarit kanë dhënë dokumente ku është siguruar prejardhja bullgare për 5000 euro, me këtë rast kërkuesit nga Maqedonia, Ukraina dhe Moldavia janë pajisur me pasaporta bullgare.

“Asgjë nuk mund t’u them. Për momentin punojmë në zbardhjen e rastit”,- theksoi prokurorja speciale e Bullgarisë, Angel Kunov.

Ky rast u komentua edhe nga Brukseli. Nga BE nuk dëshironin të komentojnë për hetimin, por theksuan se deri në fund të vitit të gjitha vendet anëtare duhet ta përforcojnë procesin e kontrollit dhe të dhënat për kërkuesit e shtetësive. Kjo gjë është e patjetërsueshme sepse në këtë mënyrë fitohet edhe shtetësia për vendet anëtare të BE-së.

“KE veç më po përgatit raport për mashtrimet kombëtare për përfitimin e shtetësive, kontroll të ligjeve dhe praktikave në vendet anëtare dhe rekomandime për kontroll të patjetërsueshëm të të dhënave personale të kërkuesve të dokumenteve. Vendet anëtare të BE-së janë të obliguara të paraqesin keqpërdorime të tilla”,- u shpreh zëdhënësi i KE-së, Xhonatan Acke.

Pritet që pas hetimit Bullgaria tua marrë shtetësitë e fituara në bazë të  mashtrimit. Ndërkohë, MPJ e Maqedonisë dhe Ministria e Drejtësisë nuk janë të informuara për këtë rast. (Flutura Latifi, TVM2)