Stamboll, hapet aeroporti më i madh në Botë

29.10.2018 20:12

Në Stamboll u bë inaugurimi i fazës së parë të aeroportit të tretë të Stambollit...

Në Stamboll u bë inaugurimi i fazës së parë të aeroportit të tretë të Stambollit për të cilin Qeveria turke pretendon se do të jetë më i madhi në Botë.

Hapja e fazës së parë të aeroportit u organizua me rastin e 29 Tetorit, Ditës së Republikës në Turqi, që shënon ditën kur Turqia u shpall republikë në vitin 1923. Para një numri të madh mysafirësh, përfshirë zyrtarë dhe krerë shtetesh nga rajoni dhe bota, presidenti turk Erdoğan njoftoi se emri i aeroportit të ri do të jetë "Aeroporti i Stambollit".

Faza e parë e aeroportit do të ketë kapacitet për 90 milionë pasagjerë në vit, tha Erdoğan, duke shtuar se "kjo shifër do të rritet në 150 milionë, nëse nevojitet edhe në 200 milionë, pas përfundimit të të gjitha fazave".

Të gjitha fazat e ndërtimit parashihet të përfundojnë deri në vitin 2028.