Indonezi, rrëzohet aeroplani me 189 njerëz në bord

29.10.2018 20:28

Një aeroplan indonezian me 189 njerëzit në bord u rrëzua në det....

Një aeroplan indonezian me 189 njerëzit në bord u rrëzua në det, dhe sipas të gjitha gjasave nuk ka të mbijetuar, thonë autoritetet indoneziane.

Aeroplani i kompanisë indoneziane “Lion Air” u rrëzua në Detin Java, në orët e hershme të mëngjesit.

"Mendoj se askush nuk mbijetoi, sepse trupat e viktimave që gjetëm nuk janë të paprekur... Kanë kaluar orë dhe, sipas të gjitha gjasave, të 189 njerëzit në bord kanë vdekur", tha drejtori i Agjencisë së Kërkim-Shpëtimit.

Punëtorët e kësaj agjencie kanë gjetur disa trupa të pa jetë. Avioni Boeing-737 MAX u zhduk nga radarët 13 minuta pasi u ngrit nga Xhakarta dhe u rrëzua vetëm disa momente pasi ekuipazhi kërkoi të kthehet dhe të bëjë ulje emergjente. Nuk dihet cili ishte shkaku i rrëzimit. Piloti Bhavye Suneja, 31 vjeç, raportohet se ka pasur disa mijëra orë përvojë fluturimi.