Maqedoni
Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë, temperatura deri 24 gradë
30.10.2018 09:03
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë.....

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me erë, pasdite me reshje lokale të shiut të cilat në viset perëndimore do të kenë karakter të rrëmbyeshëm me kushte për paraqitje të bubullimës. Do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar jugore për shkak të së cilës do të ketë transport të pluhurit nga Afrika dhe vende-vende paraqitje të shiut me ngjyrë.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 17 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 17 deri 24 gradë celcius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe me temperatura mesatare për këtë periudhë të vitit.
