Maqedoni

Gjykata Penale, seanca për rastet “TNT” dhe “Titanik 3”

30.10.2018 11:23

Në Gjykatën Penale sot mbahen gjykimet për lëndët e Prokurorisë Speciale “TNT” dhe “Titanik 3”...

Rasti “TNT” ka të bëjë me rrënimin e kompleksit “Kosmos” të afaristit Fijat Canoski, ndërsa mesin e të akuzuarve janë ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, ish-ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski, dhe ish-kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski. Sipas aktakuzës, të akuzuarit kanë tejkaluar kompetencat dhe për shkak të urrejtjes politike kanë rrënuar kompleksin “Kosmos” në Gazi Babë.
 
Sipas Prokurorisë, me rrënimin e objektit “Kosomos” është shkaktuar dëm prej 16 milion eurosh, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar.
 
Të akuzuarit janë shprehur se nuk ndjehen fajtorë. Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “TNT” të mund të shfrytëzohen si dëshmi në procedurën gjyqësore.
 
Ndërsa në rastin “Titanik 3”, që ka të bëjë me mashtrimet zgjedhore, të akuzuar janë deputetët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Sipas PSP-së, ata kanë shkatërruar materialin zgjedhor në komunën e Çairit në zgjedhjet lokale të vitin 2013.