Botë
Pasuesit e Merkelit në krye të CDU-së
30.10.2018 15:21
Pas vendimit të kancelares gjermane Angela Merkel se nuk do të kandidojë më për kreun e CDU-së....

Pas vendimit të kancelares gjermane Angela Merkel se nuk do të kandidojë më për kreun e CDU-së, kanë dalë edhe kandidatët që kërkojnë ta zëvendësojnë. Tre emra përfliten për kreun e CDU-së, mes të cilëve është edhe sekretarja e përgjithshme e partisë, e cila konsiderohet më e besuara e Merkel.
Vendimi i kancelares gjermane, Angela Merkel, për të shmangur çdo post politik pas mandatit të saj të katërt ka hapur garën për pasuesit e saj.
Pas deklaratave, tre kandidatë konfirmuan se janë të gatshëm të marrin në dorë postin e kryetarit të CDU-së dhe të ardhmen e ekonomisë më të madhe të Europës.
Sekretarja e përgjithshme e CDU-së Anegret Kramp-Karrenbauer konsiderohet si e besuara e kancelares Merkel dhe një ndërmjetësuese e mirë e forcave rivale brenda partisë.
Ministri relativisht i ri i Shëndetësisë, Jens Shpan, i vlerësuar prej kohësh si zëri kritik i kancelares për politikat e saj për refugjatët në vitin 2015, gëzon mbështetje si brenda partisë, edhe nga SHBA-të.
Ndërsa Fridrish Merc, juristi dhe eksperti i financave të cilin Merkel e largoi nga rangjet e larta të partisë me ardhjen e saj në krye, shihet nga shumë vëzhgues si figura drejtuese e konservatorëve.
Të hënën, veterania 64-vjeçare i la tre vite kohë partisë për të gjetur një zëvendësues.
Por opinionistët shprehen se ekziston rreziku që largimi i saj të përshpejtohet nëse partnerët socialdemokratë të koalicionit qeverisës vazhdojnë të jenë të pakënaqur me vijën politike të aleancës dhe zgjedhin që t'i japin fund asaj përpara vitit 2021./Ora News
