Fondacioni “Trajçe Mukaetov”, ndan 40 bursa për studentët e mjekësisë

30.10.2018 16:29

Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka ndarë 40 bursa të reja në vlerë prej 6500 denarë....

Fondacioni “Trajçe Mukaetov” ka ndarë 40 bursa të reja në vlerë prej 6500 denarë për 12 studentët e Fakultetit të farmacisë dhe 28 për studentët e Fakultetit të mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” për vitin akademik 2018-2019. Nga ky fondacion thonë se nga bursat e pranuara kanë diplomuar 458 studentë, prej të cilëve në kompaninë e Alkaloidit tani më punojnë 64 studentë nga fakulteti i farmacisë dhe 5 nga fakulteti i mjekësisë.

“Nga gjithë  këto studentët të cilët kanë pranuar bursa, 64 studentë nga Fakulteti i farmacisë tani më punojnë në kompaninë e Alkaloidit dhe 5 nga Fakulteti i mjekësisë. Bursa është me vlerë prej  6500 den. gjatë tërë vitit për studentët”,- theksoi drejtori gjeneral i “Alkaloid AD”, Zhivko Mukaetov.

“Stafi i arsimuar dhe profesional është një parakusht i mirë për një sistem shëndetësor të mirë dhe të gjitha këto aspekte të përbashkëta do të kontribuojnë në atë që të jetë në një nivel evropian apo botëror, e gjithë kjo është për të mirën  e qytetarëve”,- u shpreh dekani i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski.

Fondacioni “Trajçe Mukaetov” është formuar në maj të vitit 2017 nga Këshilli i Alkaloidit me të vetmin qëllim, që t’u dalin në ndihmë studentëve të talentuar të mjekësisë. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)