Protestat në Selanik kundër Marrëveshjes së Prespës, Shekerinska: Marrëveshjes së Prespës, zgjidhje e problemeve

30.10.2018 17:30

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska...

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska, në promovimin e sotshëm të ushtarëve të rinj profesionistë në kazermën e Shkupit në Ilinden i komentoi skandalet e protestës në Selanik kundër Marrëveshjes së Prespës. Sipas saj, ky gjest nuk është në frymën miqësore të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

“Ajo që ndodhi në Greqi nuk është në frymën e miqësisë dhe nuk është në frymën e krijimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Ajo tregon se forcat e tilla që kundërshtojnë pajtime të tilla rajonale për gjetjen e zgjidhjeve, do të vazhdojnë edhe më tej ta testojnë Ballkanin. Kjo tregon se Marrëveshja e Prespës është rruga e drejtë për zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve dhe kjo ndodh vetëm me bisedime, me politikë, me gjetjen e zgjidhjeve që do t'u ofrojnë atyre atë që u duhet, një jetë më të mirë, një stabilitet më i madh”,- tha ministrja e mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska.

Shekerinska gjithashtu tha se më krijimin e miqësisë me fqinjët tanë të parë do të forcohen marrëdhëniet politike dhe ekonomike në Ballkan.(Sedat Selimi, TVM2)