Gjykata Penale, vazhdoi gjykimi për “Dhunën në Kuvend”, “Titanik 3” dhe “TNT”
Seanca për rastin e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë....

Seanca për rastin e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vazhdoi me shfaqjen e xhirimeve nga Kuvendi i RM-së.
Në vazhdimin e video-xhirimeve përfaqësuesit e të akuzuarave, Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska, sqaruan se shihet mobilitet i efektivëve policorë dhe pjesëtarëve të Njësitit për Reagime të Shpejta, ndërsa nga “Salla me gdhendje” shihet edhe tym i kuq, që më vonë tërësisht e ka mbushur me tym të gjithë korridorin. Në orën 20:57 në video-insert shihet një efektiv policie duke xhiruar me kamera në korridorin drejt hollit të “Sallës me gdhendje”.
Në fillim të gjykimit avokati i të akuzuarit, Vllatko Trajkovski, nuk ishte i pranishëm dhe për këtë fakt gjykatësja, Dobrila Kacarska, i emërtoi një avokat sipas detyrës zyrtare. Në Gjykatën Penale ka vazhduar gjykimin për rastin “Titanik 3” për parregullsitë zgjedhore lokale në vitin 2013 në komunën Çair.
Dëshmitari, Veton Kiki, tha se gjatë dorëzimit të materialit zgjedhor korrigjimet i ka bërë nën presion, ndërsa të dyshuarit për dëshmitë e dëshmitarit, Veton Kiki, thanë se janë të pavërteta.
Njëherit vazhdoi shqyrtimi kryesor për “TNT” të PSP-së. Prokurori, Burim Rustemi, prezantoi marrëveshje, anekse, vendime, kërkesa dhe elaboratet për ndërtimin e kompleksit “Kosmos” në pronësi të Fiat Canovski të cilit shteti ia rrëzoi. PSP lexoi hollësisht edhe mbi 130 dëshmi të reja që janë kryesorë për të vërtetuar se shteti kundërligjshëm e ka rrëzuar kompleksin e afaristit, Fiat Canovski. (Rexhep Qamili, TVM2)
