75 milion denarë subvencione për bujqit dhe blegtorët
Ministria e Financave, sot pagoi 75,3 milionë denarë subvencione për 2.716 bujq-prodhues të perimeve, pemëve, si dhe për kultivuesit e dhive......

Për mbështetje shtesë për kulturat kopshtare të dorëzuara në kapacitete përpunuese, janë paguar 39,5 milionë denarë për 1.395 kopshtarë.
Vlera e mbështetjes është dy denarë për një kilogram për speca dhe trangujt të dorëzuara dhe 1,5 denarë për një kilogram për të gjitha kulturat e tjera kopshtare, si: domatja, brokuli, bishtaja, bizelja, preshi, karota, çeleni, pashkanti dhe patëllxhani.
Për mbështetje shtesë për kultura pemtare të dorëzuara në kapacitete përpunuese, janë paguar 27,2 milion denarë për 1.020 pemëtarë.
Vlera e mbështetjes është dy denarë për një kilogram. U janë paguar mbështetje shtesë bujqve, të cilët kultivojnë dardhë, vishnje, mollë, pjeshkë, kajsi, qershi, luleshtrydhe dhe lloje të tjera të pemëve nëpër gjithë territorin e vendit.
Sot, janë paguar edhe subvencione për kokëdhitë e shënuara, me ç'rast, 301 dhi morën gjithsej8,6 milion denarë. Mbështetja financiare për shënimin e dhive është 1.000 denarë për kokë.
"Qeveria, me pagesë të rregullt të subvencioneve për bujqit, mbetet dinjitoze me mbështetjen e bujqësisë si një prej degëve kryesore të Maqedonisë"- thuhet në kumtesën nga Ministria e Financave. (Memedali Jusufi, TVM2)