Vendimi gjyqësorë për Gruevskin, Pollozhani: Kushtetuta është e qartë

30.10.2018 19:49

Teksa rrjedhin afatet e parashikuara me ligj që kur gjykatësja Dobrila Kacarska...

Teksa rrjedhin afatet e parashikuara me ligj që kur gjykatësja Dobrila Kacarska ka njoftuar kreun e kuvendit Talat Xhaferi dhe ky i fundit më pas komisionin përkatës se dënimi me burg prej 2 viteve për Nikolla Gruevskin është i plotëfuqishëm, eksperti juridik Mersim Pollozhani thotë se kushtetuta dhe rregullorja është e qartë në këtë drejtim.

Në rastin konkret deputetit Nikolla Gruevski kuvendi duhet t’i merr imunitetin që të vuajë dënimin për çka nevojiten 2/3 e votave  pasi që bëhet fjalë për vendim gjyqësorë për vuajtje dënimi me kohëzgjatje prej 2 vitesh sqaron Pollozhani.

“Kur filloi procedura penale kundër tij ai nuk u thirr në imunitet dhe erdhi puna dhe u zhvillua në këtë fazë ku ai duhet ta vuaj dënimin gjegjësisht të fillojë me vuajtjen e dënimit, praktikisht në qoftë se Gruevski thirret në imunitetin sipas kushtetutës dhe rregullores, kapitulli për çështje imunitare ai mund të thirret në imunitet  dhe kjo do të thotë ai prakitikisht nuk mund ta vuaj dënimin. Tani pse ai atëherë nuk është thirrur dhe pse tani thirret dhe pse këto dilema unë e shoh si një shou pak a shumë politik, propagandistik ku dy palët kushtimisht të them  Gruevski dhe ligji duken si kontradiktore, ligji është shum i qartë” – tha eksperti juridik, Mersim Pollozhani.

Dënimi me dy vjet burg ka të bëjë me rastin “Tanku” për ndikim antiligjorë në blerjen e një makine të blinduar  "Mercedes" në vlerë prej 600 mijë euro i hetuar nga Prokuroria Speciale. (Naim Ramadani, TVM2)