Maqedoni

Vazhdon gjykimi për rastin “27 prilli”

31.10.2018 11:55

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për ngjarjet e përgjakshme më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë...

Kjo do të jetë seanca e tretë këtë javë, ndërsa rasti ndodhet në fazën e dëshmive, kurse sot duhet të vazhdojë prezantimi i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend. Seanca të reja gjithashtu janë planifikuar për nesër dhe pasnesër.
 
Gjykatësja, Dobrilla Kacarska, dje anuloi seancën pasi u përkeqësua gjendja shëndetësore e të akuzuarit, Sashko Markovski. Për ngjarjet e 27 prillit, të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 persona për “nxitje”.