Botë
Vuçiq: Kërkova që Erdogan të heq flamurin e Kosovës
31.10.2018 12:01
Presidenti serb, Vuçiq, tha se i kërkoi Erdoganit në Stamboll të mos ishte flamuri i Kosovës në ceremoninë e përurimit të aeroportit dhe turqit e pranuan kërkesën e tij...

Vuçiq, u tha gazetarëve pas takimit me serbët nga Kosova, se dje ishte parë me përfaqësuesit e autoriteteve të Prishtinës, Hashim Thaçin dhe Behgjet Pacollin.
“Isha rreth shtatë metra larg prej tyre. Kam kërkuar që flamuri i Kosovës të hiqet dhe kjo është bërë”,- tha ai, duke shtuar se ai nuk kishte folur me ta.
Ai shprehu shpresën se bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë, sepse nuk ka rrugë tjetër. Vuçiç tha se Serbia nuk e ndryshoi pozicionin e saj edhe për të keq.
