Botë

Stuhitë në Itali, regjistrohen 11 viktima

31.10.2018 12:04

Numri i viktimave nga stuhitë e tmerrshme që kanë goditur Italinë ka shkuar në 11 të tillë....

Numri i viktimave nga stuhitë e tmerrshme që kanë goditur Italinë ka shkuar në 11 të tillë, sipas njoftimit të autoriteteve të mbrojtjes civile pasditen e kësaj të marte, në një kohë kur moti i egër ka përfshirë pjesë të tëra të Evropës, duke lënë udhëtarët e turistët të bllokuar.
 
Rrugët u bllokuan, ndërsa mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike në Evropën qendrore e jugore, teksa reshjet e dendura të shiut dhe erërat e dhunshme shkaktuan përmbytje dhe shkulën pemët nga rrënjët.
 
Një sasi e trashë dëbore ka rënë mbi rajonet malore franceze e italiane, duke lënë të bllokuar shumë shoferë në automjetet e tyre, sikurse edhe turistët nëpër hotele. Në Itali, ku Venecia shënoi përmbytje thuajse rekord në histori dhe stuhitë goditën me erëra që arrinin deri në 180 km në orë, autoritetet njoftuan edhe 6 të vdekur të tjerë, pasi kishin konfirmuar vdekjen e 5 personave gjatë së hënës.