LOEM: Standardet, nevojë e kompanive për në tregjet e huaja
Maqedonia tashmë e sheh nevojën për të përdorur standardet evropiane.....

Maqedonia tashmë e sheh nevojën për të përdorur standardet evropiane për shkak të përshtatjes së teknologjisë së re, theksoi nënkryetarja e LOEM-it, Gabriela Kulebanova. Sipas saj, kompanitë vendore të cilat zbatojnë standardet evropiane kanë mundësi për të dalë në tregun evropian, ku gjenden mbi 500 milion konsumatorë.
“Standardet evropiane janë duke u bërë një element kyç në nxitjen e konkurrencës industriale, si dhe duke mundësuar shfaqjen e tregjeve të reja dhe zhvillimin e teknologjive të reja. Zbatimi i tyre nënkupton eliminimin e barrierave tregtare dhe sigurimin e efikasitetit më të madh”,- u shpreh nënkryetarja e LOEM-it, Gabriela Kulebanova.
Drejtori i Institutit për standardizim të RM-së, Xhevat Kicara, tha se kompanitë duhen ta forcojnë vetëdijen e tyre se futja e standardeve do të rrisë konkurrencën e tyre në shtëpi dhe veçanërisht në tregun e jashtëm. Sipas tij, standardi është një pasaportë për pjesëmarrje në tregun e hapur në nivel evropian dhe global.
“Standardet garantojnë barazi dhe konkurrencë në tregun evropian. Standardi është gjithashtu një pasaportë për pjesëmarrje në tregun e hapur në nivel evropian dhe global. Një standard evropian zbatohet në 33 vende, duke hapur një treg me më shumë se 500 milionë konsumatorë, duke eliminuar barrierat tregtare”,- u shpreh drejtori i Institutit për standardizim të RM-së, Xhevat Kicara.
Në këtë konferencë u nënshkrua edhe një memorandum për bashkëpunim. (Sedat Selimi, TVM2)
