Zbatimi i reformave, Osmani: Qeveria miratoi “planin 18”
Me qëllim të zbatimit të të gjitha reformave të nevojshme deri në shkurt të vitit të ardhshëm....

Me qëllim të zbatimit të të gjitha reformave të nevojshme deri në shkurt të vitit të ardhshëm, sipas konkluzioneve të Këshillit Evropian, Qeveria miratoi "Planin 18". Fushatë kryesore janë gjyqësori, shërbimet e sigurisë, administrata publike dhe korrupsioni.
“Aprovuam “planin 18”, i cili është plan udhërrëfyes për koordinimin, mbikëqyrjen dhe shtyrjen e proceseve të reformave, është vazhdimësi e planit 3-6-9 dhe do të rrumbullakojë periudhën deri në qershor të vitit 2019, ku Këshilli i BE-së duhet të marrë vendimin për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian”,- tha Bujar Osmani.
Pas përfundimit të Marrëveshjes së Prespës, Greqia dhe Maqedonia do të fillojnë partneritetin strategjik. Ekspertët nga vendi fqinj do të vijnë në Shkup për të ndihmuar në procesin e shqyrtimit dhe njerëzit tanë do të shkojnë në Athinë. Kjo, ndër të tjera, do të diskutohet në takimin midis zëvendëskryeministrit Osmani dhe ministrit alternativ të jashtëm të Greqisë, Katruhalos.
“Nesër dua në Athinë me zotin Katruhalos të bisedoj konkretisht edhe për kontekstet politike në të dyja vendet edhe për Marrëveshjen e Prespës. Greqia ka eksperiencën e nevojshme dhe mendoj se me ekspertizën e vet mund të ndihmojë trupat tanë administrativë negociues dhe tash edhe në funksion të negociatorit kryesor politik të vendit, mendoj se e kam për detyrë që të vizitojë vendet anëtare të BE-së për të bindur ata për nevojën e sigurimit të datës në qershor”,- theksoi Osmani.
Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani, të enjten do të udhëtojë në Athinë, ku më pas ai do të kthehet në vend me linjën ajrore të parë midis Shkupit dhe kryeqytetit grek. (Besim Abdullai, TVM2)
