Familja Kacifa heq dorë nga autopsia, kërkon kthimin e trupit të djalit të tyre në shtëpi

31.10.2018 19:59

Pas 3 ditësh, familja ekstremistit grek që u vra nga forcat RENEA në Shqipëri....

Pas 3 ditësh, familja ekstremistit grek që u vra nga forcat RENEA në Shqipëri, heq dorë nga pretendimi për një autopsi të dytë të Konstatin Kacifës. Familjarët e tij kanë bërë me dije se kanë kërkuar kthimin në shtëpi të trupit të Konstatinos Kacifasit.

Babai i ekstremistit ka dorëzuar një kërkesë pranë autoriteteve shqiptare ku kërkon që trupi i djalit të tij të kthehet në shtëpi. Për këtë tërheqje të familjes Kacifa, është lajmëruar edhe ambasada greke në Tiranë.

Trupi i ekstremistit grek prej mbrëmjes së të mërkurës ndodhet në Tiranë, pasi u kërkua një autopsi e dytë nga familja. Por, duket se pas vëzhgimit që i kanë bërë trupi, avokati dhe eksperti grek, familja është tërhequr.

Avokati dhe eksperti grek janë shprehur se në trupin Konstatin Kacifasit nuk ka shenja që 35-vjeçari të jetë qëlluar nga afër, sikurse u pretendua në fillim nga familjarët. Por, kërkesa e familjes për të marrë trupin në shtëpi tashmë varet nga prokuroria, pasi trupi i tij ndodhet në morg.

Burime nga morgu thanë se po verifikojnë autopsinë që është bërë në Gjirokastër dhe se trupin e 35-vjeçarit nuk mund t'ia japin familjes, pa një urdhër të Prokurorit të krimeve të rënda. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë disa verifikime për sa i përket shenjave të plumbave në trupin e ekstremistit grek, ku nga të dhënat paraprake ka rezultuar se ekspertiza e bërë në Gjirokastër është e saktë.

Familja Kacifa tashmë duhet të presë Prokurorinë e krimeve të rënda që t’i japë leje për të zhvilluar ceremoninë mortore, duke tërhequr trupin e ekstremisti grek, Konstatin Kacifa. I vetmi pretendim që vijon të ketë familja Kacifa lidhet me vënien në dispozicion të pamjeve filmike të RENEA-s në momentin kur u vra djali i tyre. (Luljeta Ndoka, TVM2)