Aleanca për Shqiptarët kritikon pushtetin për zgjedhjen e gjykatësve në këshillin republikan
Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar zgjedhjen e gjykatësve në Këshillin republikan....

Aleanca për Shqiptarët ka kritikuar zgjedhjen e gjykatësve në Këshillin republikan, gjegjësisht emërimin e Subhi Jakupit si gjykatës në Gjykatën e lartë administrative. Sipas kësaj partie, Maqedonia nuk është në rrugë të mbarë të reformojë sistemin e drejtësisë. Nga kjo parti sqaruan se gjykatësit e zgjedhur janë të deleguar nga zyrat e LSDM-së dhe BDI-së.
“Kjo mënyrë e emërimeve partiake në poste me aq rëndësi në sistemin gjyqësor, nuk e referojnë sistemin e drejtësisë, përkundrazi, këto zgjedhje joprofesionale dhe partiake i minojnë dhe seriozisht i pengojnë proceset eurointegruese, pikërisht në këto momente kur reformat në gjyqësi dhe gjyqësia e pavarur nga partitë dhe qeveria janë parakusht që Maqedonia të inkuadrohet në BE dhe NATO. Kërkojmë urgjentisht të ndërmerren masa për ta reformuar dhe depolitizuar Këshillin Gjyqësor Republikan nga anëtarët partiakë të LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-së të cilët nuk kanë kredibilitet të zgjedhin gjykatës profesionistë, por janë në shërbim te klientelizmit të tyre partiak. Kërkojmë që ky këshill të krijohet njëjtë si në vendet e shteteve të BE-së dhe jo anëtarët e saj t’i zgjedh dhe t’i propozojë Kuvendi i RM-së dhe kryetari i shtetit, siç ka qenë rasti deri tani”,- theksoi Flakron Bexheti nga ASh.
