Administrata, vazhdojnë sorollatjet nëpër sportele
Qytetarët, janë të kënaqur nga shërbimet e Regjistrit Qendror, por jo edhe aq nga shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qendrave Sociale.......

Kështu treguan rezultatet nga hulumtimi i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, që monitoroi punën në 11 insitucione shtetërore dhe 3 Komuna. 51% e qytetarëve janë të kënaqur nga shërbimet e pergjithshme në Regjistrin Qendror, ndërsa 3. 63 dhe 3.68 të qytetarëve, janë të pakënaqur nga shërbimet e MPB-së dhe Qendrat Sociale.
Ministri Ivanovski, paralajmëron masa dhe dënime konkrete për gjitha institucionet që kanë mangësi gjatë realizimit të punës.
“Sa i përket mirësjelljes së punonjësve nëpër institucionet shtetërore, 68. 3 % e të anketuarve, kanë vlerësuar pozitivisht mirësjelljen e punonjësve në Regjistrin Qendror, ndërsa më pak mirësjellje kanë konstatuar tek punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjëgjësisht në Sektorin për Dhënien e Dokumentacione Personale”- deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski.
Qytetarët ankohen edhe për pritje të gjata nëpër sportelet e disa institucioneve.
Qytetarët e anketuar nga TVM-2, e konfirmuan faktin se pritjet e gjata nëpër sportele dhe mungesa e mirësjelljesë së administratorëve, është problem numër “një” nëpër institucionet shtetërore.
“Ka shumë njerëz nëpër sportelet e MPB-së. Nuk ka asnjë lloj rregulle aty brenda, nuk ekzistojnë numrat e zyrave, disa punonjës të thonë të shkosh atje, dikush andej dhe nuk ka mundësi të gjendesh”- u shpreh një qytetarë.
“Në Sektorin për Dhënien e Certifikatave kishte më shumë njerëz, mirëpo punonjësi i cili duhet të jetë aty, nuk ishte dhe ne pritëm një kohë të gjatë”- theksoi një qytetarë.
“Aspak nuk më pëlqejnë se si punojnë, veprojnë dhe sillen, një katastrofë e vërtetë”- potencoi një qytetare.
“Në përgjithësi janë problemet e pritjes, kjo është ajo që na pengon”- tha një qytetare.
Sipas anketës së realizuar, 15 % e qytetarëve kanë konstatuar se nëpër disa insitucione shtetërore dhe Komuna, nuk respektohet sistemi njësportelesh dhe nuk jepen informacionet e duhura nga zyrtarë të caktuar edhe pse ekzison një Ligj që obligon administratorët të mos i kthejnë qytetarët, por tu mbarojnë punë.
Në shumicat e rasteve, ata kanë qenë të ridërguar nga njëra deri te sportelet tjera. (Rexhep Qamili, TVM2)
