Maqedoni
Përleshje mes dy familjeve në Kumanovë, ndërron jetë Vebi Maksuti i cili u plagos mbrëmë
01.11.2018 12:02
Ka ndërruar jetë Vebi Maksuti, i cili u plagos mbrëmë në Kumanovë, nga përleshja mes dy familjeve....

Sherri kishte filluar nga dy familjet, Latifi dhe Maksuti, i cili fillimisht nisi me përleshje fizike dhe mbaroi me armë. Policia ka konfirmuar përleshjen e mbrëmshme në Kumanovë, ku mbeti i vrarë një person. Në njoftimin e MPB-së thuhet se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 mes dy grupeve familjare.
“Më 31.10.2018, rreth orës 18:30, në stacionin policor në Kumanovë është denoncuar se në rrugën “Tode Mendoll” afër një marketi, pas rrahjes fizike mes dy familjeve edhe atë F. L. (19), D. L. (18), F. L. (61), H. L. (23) dhe V. L. (48) nga njëra anë dhe nga ana tjetër M. M. (55), E. M. (49), M. M. (47), Xh. M. (30), R. M. (28) dhe V. M. (57) është gjuajtur me armë, ndërsa V. M. është lënduar dhe është dërguar në Qendrën për Urgjencë në Kumanovë, më pas edhe në kompleksin “Nënë Tereza” në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë. Gjatë përleshjes është lënduar edhe M. M. me thikë, ndërsa edhe disa persona tjerë janë lënduar nga mjete të forta”,- thuhet në njoftimin e MPB-së. Ata shtojnë se hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer prokurori publik dhe SPB - Kumanovë. “F. L., D. L. dhe V. L. janë dorëzuar vetë në stacionin policor, ndërsa H. L., E. M., M. M., Xh. M. dhe R. M. janë arrestuar. Gjatë mbrëmjes edhe i dyshuari për vrasjen e V. M. është paraqitur në polici dhe i njëjti është mbajtur për procedurë të mëtejshme”,- shtojnë nga MPB.
Në fund ata theksojnë se në bashkëpunim me Prokurorinë Publike po punojnë për të zbardhur rastin, ndërsa do të pasojnë edhe padi adekuate.
